Lirohen gjatë natës 12 personat e shoqëruar nga policia shqiptare fill pas ceremonisë së varrimit të 35-vjeçarit të vrarë Kostandino Kaçifas në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

12 të shoqëruarit u liruan rreth orës 02:00 dhe ata do të procedohen në gjenjde të lirë. Mes tyre ishte edhe ekstremisti grek Babis Karathanos që njihet si anëtar i Agimit të Artë dhe që do të të procedohet në gjendje të lirë.

Ata u ndaluan teksa po tentonin të ktheheshin në Greqi ndërsa Karathanos mësohet se ka hyrë në Shqipëri në mënyrë ilegale duke përdorur një emër të rremë. Ai udhëhoqi koret nacionaliste e ekstremiste gjatë varrimit të Kacifas në Bularat ku ceremonia u shndërrua në një manisfestim ekstremistësh grekë e thirrjesh anti shqiptare!

Në faqen e tij në tëitter, Karathanos ka publikuar postime gjatë gjithë këtyre ditëve ndërsa orët e fundit, shkruan se Kacifas u vra duke mbrojtur flamurin grek dhe le të prehet nën tokën e Epirit të Veriut. Karathanos ka qenë prezent në incidentet që shoqëruan zgjedhjet në Himarë në vitet 2013 dhe 2015 ku ka bërë deklarata nacionaliste.

Në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, policia publikoi masat e marra gjatë ditës në Bularat për shmangien e incidenteve.

Sipas policisë u është ndaluar hyrja në Shqipëri 44 qytetarëve grekë, të cilët nuk janë lejuar të hyjnë në teritorin shqiptar pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrjetjen. Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar elemente që kanë përdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Varrimi u shoqërua me provokime të hapura dhe me simbole të vorio epirit. “Gjaku na therret, te djegim shqiptarin”.Qentë shqiptare” apo Bularati është Greqi ishin disa nga thirrjet. Edhe gazetarët shqiptarë që po raportonin ceremoninë janë fyer nga grekët pjesëmarrës.

Ata shpalosën një flamur të madh, mbi të cilin ishte shkruar se “Vorio Epiri është Greqi dhe Maqedonia është Greqi.

Unioni i gazetarëve në Shqipëri i dënoi këto incidente me përfaqësuesit e medias. Pjesëmarrësit, mbanin në duar banderola me fotografinë e 35-vjecarit Kacifas që u varros me uniformë ushtarake.

Thirrjet "Kacifas jeton, ti na drejton” shoqëruan të gjithë ceremoninë ndërsa në krye të kortezhit ishte ekstremisti i njohur Karathanos dhe eurodepuetja qipriote Eleni Theocharous e njohur për qëndrimet anti-shqiptare.

Para funeralit, mbi 25 Ekstremistë të Agimit të Artë tentuan të futen me autobuzë në pikën doganore të Kakavijës, por u ndaluan nga policia. Tre ekstremistë u shoqëruan dhe u proceduan për “nxitje urrejtje mes kombeve dhe feve”.

 Ata kishin me vete bluza të ndaluara më mbishkrime që ngjallin urrejtje, kapuç dhe sende të ndaluara. Spiro Ksera, Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule ishin në ceremoni. Ky i fundit kërkoi që të zbardhet sa më parë e vërteta për vrasjen e Kacifas. Pjesëmarrësit në varrimin e ekstremistit nuk respektuan as thirjen e ministrisë së jashtme të Greqisë, që u kishte kërkuar të vetëpërmbahen. Pas ceremonisë ata bllokuan rrugën në hyrje të bularatit për disa minuta duke penguar edhe mjetet e transportit që shkonin drejt Kakavijës. Lëvizja u normaizua vetëm pas ndërhyrjes së policisë e cila filloi menjëherë hetimet për autorët e incidentit.

/Ora News.tv/