Lionel Messi nuk do të mbahet mend vetëm për karrierën e tij të mbushur me suksese individuale dhe ekipore, pasi "pleshti" argjentinas do të bëhet pjesë e filmave vizatimorë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Messi, që përmes rrjeteve sociale ka pohuar se kompania  "Cirque de Soleil" do të sjellë në treg pjesë nga jeta e yllit argjentinas. Filmi pritet të dal në treg në vitin 2019.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Messi do jetë i përfshirë në një projekt si ky. Në vitin 2014, ai luajti në një film ku flitej për jetën dhe veprimtarinë e tij në fushën e blertë.


A post shared by Leo Messi (@leomessi) on




/Ora News.tv/