Emri nuk mund të fitoj trofe dhe këtë e konfirmon jo pak "binomi" Lionel Messi-Argjentinë, me "pleshtin" që nuk bëri asgjë për të shmangur disfatën ndaj Francës, çka konçidoi dhe në eliminimin turpërues nga Kupa e Botës.

Se do të ishte një rrugë vërtetë e vështirë për të dy palët u duk që në ndeshjen e parë në Rusi 2018, ku pavarësisht tentativave dhe një penallti në favor të tyre, u ndalën në barazim 1-1 nga Islanda. "Fajtori" kryesor për atë rezultat ishte padyshim "pleshti". Në ndeshjen e dytë në grup, Messi nuk dha as shkëndijën më të vogël përballë Kroacisë, duke u mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 dhe duke i dhënë praktikisht "lamtumirë" kompeticionit.

Përballja me Nigerinë u cilësua për "jetë e vdekje" për të dy skuadrat, perceptim që u shfaq dhe në fushën e lojën, me Albicelestët që kaluan të parët në avantazh me një gol të Messit dhe më pas goli i Rojo i dha 3-pikët dhe më pak kualifikimin në raundin tjetër. Por ajo që nuk ndodhi që në fazën e grupeve, ndodhi vetëm 90 minuta më pas, me Francën që dominoi ndaj të besuarve të Jorge Sampaoli, diçka që nuk e përligj aspak rezultati 4-3 në fundin e këtij  takimi.

Megjithatë, kjo humbje mund të rezultojë dhe e  fundit për Lionel Messin si pjesë e kombëtares, me "pleshtin" që mund t'i jap lamtumirën. Nëse kjo ndodh, ky nuk është precedenti i parë që Messi mendon largimin nga kombëtarja pasi në vitin 2016 e dha zyrtarisht dorëheqjen, por reagimi i tifozëve e ktheu sërisht në gjirin e ekipit kombëtar.

/Ora News.tv/