Lionel Messi në zi, Valverde e aktivizon kundër Gironës

Një lajm i trishtë për Lionel Messin përpara sfidës me Girona.

Sipas gazetës "Marca" gjyshi i yllit argjentinas nga ana e nënës, Antonio Cuccittini ka vdekur sot në spital.

Cuccittini ishte dërguar sot në spital në Rosasio pasi ishte sëmurë dhe vdiq disa orë më pas.

Të dy, gjyshja dhe gjyshi i Messit nga ana e nënës kanë qenë shumë të rëndësishëm për yllin e Barcelonës në fillim të karrierës së tij futbollistike, pasi në atë kohë ata e çonin te skuadra e  Newells Old Boys për të luajtur futboll.

Ai vdiq në moshën 80-vjeçare. ndërsa ai jetonte i vetëm në shtëpinë e vet në qytetin argjentinas pasi bashkëshortja e tij, Celia, kishte vdekur vite më parë.

Gjyshi dhe gjyshja e Lionel Messi-t:


EMISIONET