Lionel Messi gati për të marrë kurorën e Cristiano Ronaldos në Champions

Regjimi i gjatë i Cristiano Ronaldos si mbreti i futbollit të klubeve evropiane ka mbaruar, dhe një rival i njohur po pret të marrë kurorën e tij.

Ndërsa Ronaldo doli nga Liga e Kampionëve pas humbjes së Juventus mbrëmjen e së martës, Lionel Messi drejtoi Barcelonën drejt gjysmëfinales, duke mundur Manchester United.

Messi shënoi dy gola në ndeshje. Gjithashtu Ronaldo shënoi gol, të 126-tin në garë, por nuk ishte i mjaftueshëm pasi Ajax fitoi 2-1 në Torino.

Barça do përballet me Porton ose Liverpulin, dhe shpresat e Mesit mbahen gjallë për të marrë një medalje të pestë në Champions, duke u barazuar me rivalin e tij portugez.

Ronaldo shënoi 126 gola në Ligën e Kampionëve. Hera e fundit që ai nuk arriti në fazën gjysmëfinale ishte në sezonin e vitit 2009-2010, kur Real Madrid u eliminua nga  Lyon.



EMISIONET