Edion do vetëm të jetojë" apeli i familjes në Suedi për të mos u deportuar në Shqipëri

Edion do vetëm të jetojë" apeli i familjes në Suedi

Familja Bajraktari në Suedi po lufton për mos deportimin e saj drejt Shqipërisë ku djali i tyre 13 vjeçar i cili vuan nga disa simptoma, mes tyre dhe autizimi, paralizë të këmbëve nuk do të mund të jetojë nëse kthehet në Shqipëri. 

Nëna e tij Evri Bajraktari, 54 vjeçe i ndërron pampersat ndërsa përdor një ashensor për ta ulur në karrigen me rrota në apartamentin e vogël në Finspång Edion nuk flet por i pëlqen të shohë filma vizatimorë dhe të dëgjojë këngë shqiptare në telefon. Ai vuan nga hydrocephalus, uji në kafkë dhe kur ishte 8 muajsh atij iu bë një ndërhyrje në kokë falë së cilës mund të hiqet uji që mblidhet në kokën e tij Mjekët në Shqipëri i thanë se Edion do të jetonte deri në moshën 8 vjeçare. 

Media e njohur belge Aftoblandet i bëri jehonë historisë së djalit. Ka ditë kur Edion është i qetë dhe dëgjon muzikë por ka momente kur ai ka dhimbje dhe godet veten e tij derisa del gjak apo godet kokën. Uji në kafkë i rrezikon jetën dhe nëse nuk arrin të largohet Disa ditë në javë ai shkon në një shkollë speciale në Finspang "Do të jetojë jetën, të shkojë në shkollë dhe të trajtohet. 

Kjo e bën të lumtur" thotë Evri mes lotësh. Familja ka aplikuar për azil për shkak të gjëndjes shëndetësore të të birit, por i është refuzuar. Bordi i Emigracionit në Sëedi mendon se djalit nuk i rrezikohet jeta nëse kthehet në Shqipëri ku dhe mund të vijojë mjekimi. Në 2016 ata u deportuan në Tiranë por në aeroport atyre iu desht të kërkonin ndihmë urgjente mjekësore për Edion, por kur mjekët e panë refuzuan ta merrnin përsipër. Kështu që familja u rikthye në Suedi. 

Në Shqipëri nuk do të ketë kujdes mjekësor. Duket sikur ata po presin ditën kur të ndalë frymën" thotë Adana. Bordi i Migracionit ende nuk ka marrë një qëndrim nëse familja do të dëbohet apo do ti jepen dokumentet për të qëndruar në Suedi. Ndërkohë që familja ka siguruar dhe një dokument nga spitali në Shqipëri ku vërtetohet se kujdesi mjekësor për Edion nuk do ishte i mjaftueshëm në Shqipëri.

EMISIONET