Lineker: Leo Messi nuk është njeri, Barça e Tottenham kalojnë grupin

Lineker: Leo Messi nuk është njeri, Barça e Tottenham

Tottenham Hotspur-Barcelona është padyshim kryesfida e javës së dytë në Champions League, me dy skuadrat që shihen edhe si favorite për t'i shkuar deri në fund kompeticionit më elitar në Evropë.

Në prag të kësaj sfide, e cila është parashikuar për tu luajtur ditën e nesërme ka folur një prej futbollistëve që ka provuar shijen e fitoreve me të dyja fanellat.

Gary Lineker ka lavdëruar Lionel Messin përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes dy klubeve ku është aktivizuar, ndërsa ka pohuar se "pleshti" do të jetë çelësi i suksesit të katalanasve.

"Ai është lojtari më i mirë. Është sikur ta shohë lojën nga lart, në të njëjtën kohë kur ai luan. Ai nuk është njeri",-tha Lineker. "Ai kurrë nuk provokon, dhe ai është një shembull i shkëlqyer si për botën e futbollit, ashtu edhe për çdo të ri që merret me sport.

Anglezi komentoi edhe gjendjen e skuadrës së Barcelonës dhe trajnerin e tyre Ernesto Valverde:

"Ata kanë një skuadër që kombinon të rinjtë dhe përvojën, e cila është çelësi i konkurrencës, dhe një trajner i cili ka sjellë qëndrueshmëri në grup",-vazhdoi ai.

Në fundin e intervistët, Lineker theksoi se ai pret që të dy klubet të përparojnë në fazat e ardhshme, duke përjashtuar në këtë mënyrë skuadra si Inter e PSV.

EMISIONET