Foshnjet që vijnë në jetë nga lindja cezariane kanë 33% më shumë mundësi për tu diagnostikuar me shqetësime të spektrit autik. Ndërsa 17% mund të preken nga crregullimi i vëmendjes së deficitit të hiperaktivitetit (ADHD).

Pas studimit me 20 milionë fëmijë, shkencëtarët nuk janë ende të bindur nëse çrregullimet lidhen edhe me lindjet natyrale.

Por, studiuesit sugjeruan se fakti që nuk ekspozohen ndaj baktereve në kanalin vaginal dhe nuk përjetojnë stresin e lindjes natyrale ndikon në zhvillimin e trurit.

Ekspertët nuk u përfshinë në studim, por thanë se lindja cezariane është e nevojshme për shkak të faktorëve themelorë të cilët vetë mund të lidhen me autizmin.

Ata thanë se ekzistojnë 'prova të mira' që lindja cezariane nuk shkakton drejtpërdrejt autizëm dhe prindërit nuk duhet të kenë frikë nga procedura.

Lindja cezariane përdoret zakonisht për të mbrojtur nënën dhe fëmijën, por gruaja mund të zgjedhë që ta bëjë në këtë mënyrë nëse është e frikësuar nga lindja natyrale.

/Ora News.tv/