Një indiane një javë më parë ka lindur dy foshnje binjake, por fatkeqësisht ata ishin të bashkuar. Ajo ende nuk po i takon ata, sepse ende nuk po pajtohet me faktin se foshnjat e saj janë të ngjitur. Binjakët, të cilët kanë lindur javën e kaluar me një trup dhe dy koka, janë zhvendosur në një nga spitalet më të mira të Indisë për t’u mbajtur nën monitorimin e mjekëve.

Doktoresha Shikha Malik, e cili i priti foshnjat dhe po ndihmon familjen, tha se: “ata kanë dy koka, dy qafë, dy shpina dhe dy esofage dhe trake të veçanta. Por ata kanë vetëm një zemër, stomak dhe një mushkëri”.

Malik shtoi se pjesa më e madhe e organeve të tyre jetësore janë të përbashkëta, ndërsa njëra foshnje është duke fjetur, tjetra qan. Sipas saj foshnja në anën e djathtë të trupit është shumë më e fortë. Binjakët tani po trajtohen në Institutin Indian të Spitalit të Shkencave Mjekësore, në Delhi.

Por prindërit, Urmila dhe Subhash Sharma janë duke u munduar të rikuperohen. Gruaja ndodhet ende e shtruar në spitalin e Cygnus JK Hindu, në Sonipat, në Indinë veriore.

Doktoresha Malik gjithashtu tha se: "deri më tani foshnjat kanë një ecuri të mirë shëndetësore. Është një dhuratë që ata kanë ardhur arritur të mbijetojnë deri tani. Ne mund të lutemi vetëm që të ketë një të ardhme për ta. Ne po mundohemi të ndihmojmë dhe po flasim me ekspertë nga e gjithë bota për të parë nëse ekziston mundësia e operacionit. Por në këtë moment duket pak e vështirë.”

Babai i foshnjave, Subhash, 32 vjeç, i cili punon si punëtor në një fabrikë biçikletash, tha se po i lëshon të gjitha shpresat e tij tek mjekët, por përparësia e tij është shëndeti i gruas së tij.

Subhash: Kur gruaja ime filloi të ndjejë dhimbje në stomak, ne nxituam për të kërkuar një mjek. Kur u njohëm me faktin se foshnjat ishin të bashkuara, mbetëm pa fjalë. Ishim shumë të tronditur. Kjo ishte e gjitha në duart e zotit. Unë jam babai i tyre kështu që unë do të bëj gjithçka që mundem për ta. Çfarëdo që fitoj do të shkoj në drejtim të fëmijëve të mi. Ashtu si kam kujdesur për vajzën time, do të kujdesem edhe për këto foshnje, por e ardhmja do të varet nga mjekët. Unë jam një njeri i varfër dhe unë do të bëj më të mirën për familjen time. Tani unë jam i shqetësuar edhe për gruan time. Unë mund të shpresoj vetëm që mjekët do të jenë në gjendje të na ndihmojnë.


 Urmila, 28 vjeçe, ka parë vetëm një foto të foshnjave të saj të bashkuar dhe është gati për t'i takuar. Burri i saj dhe vajza e saj tre-vjeçare Shalini janë me të gjatë gjithë ditës, ndërsa ajo fiton forcën e saj.

Doktoresha Malik tha: "Ajo po ndjehet e dobësuar mendërisht dhe nuk ndihet aq e fortë sa për të parë fëmijët e saj ende. Burri i saj do të na tregojë kur të jetë gati. Mund të imagjinojmë vetëm atë që ajo duhet të ndihet, është një rast shumë i trishtuar ".


/Ora News.tv/