Një foshnjë me dy gjini ka ardhur në jetë në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, në QKUK të Prishtinës.

Sikurse raportohet foshnja ka lindur para kohe dhe peshon vetëm 995 gramë, duke regjistruar rastin e 2-të të lindjes së një foshnje me dy gjini në Kosovë.

Për rastin e saj janë duke u kryer të gjitha konsultat e nevojshme, dhe foshnja po trajtohet në repartin e Neonatologjisë.

Është pranuar në kujdesin intensiv të Klinikës Neonatologjike, është duke u trajtuar si sindromë ‘hiperplasia e gjëndrës-mbiveshkore”, shprehet mjeku.

Mjeku Gojnovci shprehet se fenomene të tilla ka pasur edhe në vendet e rajonit.

Sindroma kongjenitale adrenale hiper plazmike është një sëmundje gjenetike, e cila karakterizohet nga një çrregullim që lidhet me formimin e hormoneve të gjendrës mbiveshkore.


/Ora News.tv/