Lind fëmija i parë më 3 prindër, është djalë

Lind fëmija i parë më 3 prindër, është djalë

Mjekët në Greqi dhe Spanjë kanë krijuar një foshnje nga tre persona për të trajtuar një grua infertile.

Foshnja është i gjinisë djalë dhe lindi 2.9 kg të martën. Raportohet se nëna dhe fëmija janë me shëndet të mirë.

Mjekët thonë se po bëjnë historinë në mjekësi duke ndihmuar çiftet që nuk arrijnë të lindin fëmijë.

Por disa ekspertë britanikë thonë se procedura ngre shumë pyetje dhe nuk duhet të kishte ndodhur.

Forma eksperimentale nëpërmjet fekondimit “in vitro', IFV, përdor një vezë nga nëna, spermë nga babai dhe një vezë tjetër nga një grua donatore.

Ekspertët thonë se teknika e përdorimit të ADN-së së tre personave në lindjen e fëmijëve eliminon sëmundjet mitokondriale që trashëgohen nga nëna tek fëmija.

Kundërshtarët e kësaj teknike e cilësojnë atë si joetike dhe i druhen faktit se pas kësaj do të pasojnë modifikime të tjera gjenetike.

ADN mitokondriale kalon nga nëna të fëmija përmes vezës. Në rastet kur mitokondria është “difektoze”, teknika IVF synon përdorimin e vezës së një dhurueseje për të shmangur problemet për fëmijën.

Ky fakt do të bënte që fëmija i lindur, përveç bartjes së ADN-së së dy prindërve të tij, do të kishte edhe një sasi të vogël të ADN-së së dhurueses së vezës.

Por ka edhe spekulime që mitokondria mund të ketë një rol në një shtatzëni të suksesshme gjithashtu.

Pacientja ishte një grua 32-vjeçare nga Greqia, e cila kaloi katër cikle të pasuksesshme të IVF.

Ajo është tani nënë, por djali i saj ka një sasi të vogël në përbërjen e tij gjenetike nga gruaja donatore, pasi mitokondria ka ADN-në e saj.

EMISIONET