Lind fëmija "i dehur"

Lind fëmija "i dehur"

Një 35 vjeçare nga Lituania është marrë e pandehur pasi ka lindur një fëmijë me shumë alkool në sistemin e tij, që shkaktojnë probleme serioze në shëndet.

Mamaja kishte qenë e dehur gjatë lindjes. Vetë jo ka treguar se kishte pirë në shtëpi por nuk e dinte sasinë që kishte konsumuar.

Neonatologjistja, Natalia Grigorieva tha se fëmija peshonte 2.5 kg dhe duket mirë, por: "Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me foshnjë në orët në vazhdim"

Doktorët thanë se fëmija, vajzë, kishte alkool në sistemin e saj, aq sa ka një i rritur në gjëndje shumë të dehur dhe mund të shkaktojë probleme të mundshme në funksion të zemrës dhe të frymëmarrjes.

Nëna raportohet se është në gjëndje të mirë shëndetësore ndërsa fëmija duhet të qëndrojë në spital për disa kohë.

Lituania është një ndër kombet më pijedashës dhe në këtë kuadër ka ndaluar reklamimin e alkoolit si dhe ka rritur moshën e lejimit të përdorimit të pijeve alkoolike nga 18 në 20 vjeç.

EMISIONET