Shumë futbollistë të Kombëtares kanë dalë në mbështetje të Dukës, që nga koha që ai shpalli kandidimin e tij për president të FSHF-së.

Ndërkohë, sapo u zyrtarizua lajmi që Armand Duka është rizgjedhur në krye të FSHF-së, një nga futbollistët që ka qenë ndër mbështetësit më të mëdhenj të tij, e ka uruar i pari presidentin e ri.

Bëhet fjalë për Andi Lilën, i cili në një postim në faqen e tij në “Facebook” shkruan: “Urime President Armand Duka, #youarethebest”.

/Ora News.tv/