Lika "harron" Evropën: Luftojmë për mbijetesë

Lika "harron" Evropën: Luftojmë për mbijetesë

Luftëtari vazhdon të shkëlqej dhe për trajnerin e gjirokastritëve, Hasan Lika, kjo skuadër po tenton të bëj mirë dhe të jetë sa më larg mbijetesës, duke "harruar" vendin e 3-të në klasifikimin e përgjithshëm.

"Entuziazëm kemi pas lojërave dhe rezultateve. E kemi deklaruar se luftojmë për Europën. Kemi ndeshje të vështira, e dimë këtë gjë, dhe na duhet shumë punë për këtë objektiv.

"Ishim përgatitur për një skemë tjetër, duke parë se lojtarët e Flamurtarin janë të gjatë. Kërkuam shtyllën e parë që dikush të shënonte, por si gjithmonë Abazaj të çudit me këto gola. Përveç Bregut që stërvitet për goditet standarte, edhe Abazaj ka kohë që stërvitet, dhe frytet vijnë. I shtohen repertorit të tij, edhe golat nga goditjet standarte.

"E vërtetë, kjo është ndeshja që mund të shkonte rezultati edhe më e thellë, duke parë rezultatet. E kapëm në kundër sulm disa herë kundërshtarin, por nuk është se dominuam. I dhamë pak hapësirë, sepse kemi forca në sulm që luajnë mirë në hapësira. E kishim përgatitur lojën që të ushtronim presion, por dy golat e shpejtë, e çoi skuadrën në dëshirën për të fituar, dhe me të drejtë morëm një fitore të vuajtur, sepse kundërshtari luajti mirë edhe në pjesën e dytë. Ne nuk bëmë dot golin e tretë që të mbyllnim ndeshjen, dhe kur nuk e mbyll ndeshjen, rrezikon të pësosh.

"Në vendin e dytë po na çoni ju. Problemi qëndron se ne kemi luftuar t’i largohemi mbijetesës, kemi disa javë. Tani jemi afruar tek Europa. Nëse arrijmë të jemi suksesshëm edhe në vazhdimësi, objektiv kemi Kupat e Europës. Vendin e dytë nuk e shoh të pamundur, por e shoh të vështirë me një skuadër si Kukësi. Do kërkojmë objektivin Europë.

"E thashë, që kur një skuadër ka një armë të fuqishme si loja në ajër, ke vështirësi sepse kur nuk ke lojtarët e duhur, dhe ne e dinim këtë. I lejuam kundërshtarit si nga krahu, edhe nga qendra të krosonte. Sulmuesit duhet të ishin më të kujdesshëm, të mos lejonin kundërshtarët. Gabim ishte që nuk shënuam golin e tretë.

"Natyrisht që është, bashkë me lojtarët dhe drejtuesit, por jo më e mira, nuk mund të them se është kjo më e mira.

"Këto janë tifozët e rinj të Gjirokastrës, pasi ata të vjetrit janë larguar. Këta të rinjtë janë në rregull, nuk na ka munguar kjo përkrahje, i kemi pasur gjithmonë pranë. Është një fenomen që ndodh gjithmonë në Superiore. Sot dhe më parë, kemi pasur përkrahje nga tifozët tanë. I falënderoj për këtë ndihmë, që kanë pasur gjithmonë besim tek ne."- tha Lika per mikrofonin e "SuperSport". 

EMISIONET