Lihet në burg protestuesi Marash Qerimi

Lihet në burg protestuesi Marash Qerimi

Gjykata e Tiranës la në masën e sigurisë "Arrest në burg" për protestuesin Marash Qerimi. Ai u arrestua dy ditë më parë nga Policia.

Sipas prokurorisë, Qerimi është një ndër personat kryesorë që ka sulmuar institucionet dhe punonjësit e policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë dhe sende të forta. 

Ai akuzohet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” të cilat parashikojnë dënim nga gjobë deri në 11 vite burg.

Prokuroria paraqiti si provë pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë dhe raport shërbimet e policëve dhe kërkoi "arrest me burg" për protestuesin.

Sipas policisë u plagosen mbi 10 punonjes të policisë si dhe u dëmtuan institucionet. Pas protestes u arrestuan mbi 50 persona. 

Policia publikoi pamjet




EMISIONET