Ligue 1 "kopjon" Superligën, risi në ndeshjen e fundjavës

Ligue 1 "kopjon" Superligën,  risi në ndeshjen e

Futbolli francez do të ketë një risi në këtë fund sezoni. Për herë të parë në histori, një takim i Ligue 1 do të drejtohet nga një arbitre femër. Stephanie Frappart do të jetë arbitrja kryesore në ndeshjen  midis Amiens dhe Strasbourg.

Arsyeja për këtë vendim është se Franca do të orgazinojë këtë vit Botërorin e femrave dhe promovimi i gjyqtareve femra në këto nivele hap një dimension të ri në futbollin modern. Frappart ka drejtuar shumë ndeshje në kategoritë më të ulta për pesë vjet. 35 vjeçarja ka eksperiencë në futbollin e meshkujve, por kurrë në nivele kaq të larta.

Ndeshja midis Amiens dhe Strasbourg do të luhet të dielën, në orën 15:00 në stadiumin “Stade de la Licorne”. Edhe Superliga shqiptare ka nisur këtë trend. Emanuela Rusta, gjyqtarja nga kolegjiumi i Shkodrës, e cila ka marrë edhe stemën e FIFA-s ishte gjyqtare pas porte në derbin e fundit të kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës.

EMISIONET