Ligjvënësit ukrainas duan ndarjen e kishës nga Rusia

Ligjvënësit ukrainas duan ndarjen e kishës nga Rusia

Ligjvënësit ukrainas kanë mbështetur thirrjen e presidentit Petro Poroshenko për kreun mbarëbotëror të Kishës Ortodokse që të njohë pavarësinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës nga Moska.

Votimi në Parlament u zhvillua disa ditë pasi Poroshenko u takua me kryepeshkopin e Konstandinopojës, Patriarkun Ekumenik Bartholomew, gjatë një udhëtimi në Stamboll.

Rezoluta u mbështet nga 268 ligjvënës - më shumë se minimumi prej 226 votash të nevojshme.

Poroshenko, në një fjalim në Parlament, e cilësoi aktin si "rivendosje të drejtësisë historike".

Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moksa e kundërshton çdo përpjekje që synon "ndarjen e kishave".

Kievi po përpiqet të marrë statusin autoqefal për Kishën Ortodokse të Ukrainës që nga viti 2016.

EMISIONET