Avokat Spartak Ngjela dhe deputetja e PD, Albana Vokshi kanë debatuar në studion e lajmeve të Ora News për paketën antishpifje, propozuar nga kryeministri Rama.

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se ky model nuk përdoret në asnjë vend të BE. SIpas saj vetëm mendja e një të marri mund të bëjë një ligj të tillë.

Albana Vokshi: Është një model që nuk aplikohet jo vetëm në BE, por edhe në vende të tjera me lider autoritare. Është mendja e një të marri që mund të  prodhojnë ligje të tilla, të cilat me ligj bën censurën në media. Nuk dihet kush e ka hartuar ligjin. Nuk janë ftuar ekspertë të brendshëm apo të huaj për hartimin e draft ligjit. AMA bën konsultime për një pr/ligj të hartuar nga kryeministri dhe nuk e merr përsipër ministria e drejtësisë, unë këtë nuk kam arritur ta kuptoj. Rama me këto pr/ligje i vesh AMA-s dhe AKEP-it me përgjegjësi që tani nuk i kanë, por që bën që këtë institucione qoftë për ti vënë gjoba portaleve apo për ti mbyllur nëse nuk i pëlqen kryeministrit.

/Ora News.tv/