Ligji i lojërave të fatit dhe kryeministri që nuk e njeh turpin!!!

Ligji i lojërave të fatit dhe kryeministri që nuk e njeh

Ligji për lojërat e fatit (bixhozit) u kthye nga presidenti në Kuvend. Veprim i drejtë.

Një mundësi e re për kryeministrin, që të rikuperojë diçka nga turpi i madh i tij i lënë rrugës.

Sepse paturpësia pa kufi është neveri dhe kryeministri është shembull i kësaj.

Sot favorizon lojërat e fatit, por lexoni çfarë thoshte po ky kryeministër në 25 tetor 2013 kur filloi operacioni ‘Fundi i Marrëzisë’ kundër lojërave te fatit: ‘Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar.

Ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin’.

Këto thoshte kryeministri kur bënte sikur mbyllte lojërat e fatit, sepse qëllimi ishte krejt tjetër dhe pikërisht zgjerimi i tyre dhe grumbullimi në pak duar.

Kryeministër me hipokrit dhe të kapur s'keni për të parë më kurrë.

Problem është edhe për ata që i ka zënë halli apo qejfi të bëjnë avokatin e tij, sepse ky për shkak të parave bën të kundërtën e asaj, që thotë dhe i lë në mes të rrugës dhe këtyre u duhet të ripërtypin dënglat e parimeve që kanë shitur.

EMISIONET