Ligji anti-duhan, kërkohen ndryshime për penalitetet, gjobat përsëritëse nuk japin efekt

Ligji anti-duhan, kërkohen ndryshime për penalitetet, gjobat

Ministria e Shëndetësisë dhe deputetë të mazhorancës kërkojnë të bëjnë ndryshime në ligjin anti-duhan në kuadrin e gjobave, për shkak se subjektet po përsërisin shkeljet. Si ves, duhan-prirja është shndërruar në një fenomen social dhe shëndetësor me pasoja deri në fatalitet. ¼ vdekje i atribuohen sëmundjeve që shkaktohen nga duhani.

Një në katër vdekje nga sëmundjet kronike, kryesisht ato të mushkërive dhe tumorale, i atribuohen duhanpirjes.

Në 3 vitet e fundit rezulton rritje me rreth 10% të femrave duhanpirëse.

ISHP raporton përmes studimeve se  6.8% nxënësve mbi moshën 15 vjeç kishin eksperimentuar me duhanin, ndërsa 2% janë duhanpirës të rregullut.

Ky ves është problem social dhe ekonomik, për shkak të kostove dhe pasojave në shëndetin e popullatës, por ndërkohë autoritetet kërkojnë respektim të ligjit.

Në një vit janë kryer 16 mijë inspektime, 300 subjekte në 2017 janë gjobitur, madje një subjekt është është gjobitur deri në 9 herë.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha në komisionin parlamentar të Shëndetësisë se duhet të bëhen ndryshime ligjore në lidhje me penalitetet.

Për deputeten socialiste, Elisa Spiropali, ligji anti-duhan duhet të nisë nga vetë deputetët, në lokalet e Kuvendit.

Nëse brenda unazës së Tiranës ligji ka zbatueshmëri më të lartë, në zonat periferike dhe qytetet të tjera, situata është më problematike.

Diskutimi në komisionin parlamentar të Shëndetësisë u zhvillua në kuadër të ditës ndërkombëatre kundër duhanit, por opozita nuk ishte pjesë e Komisionit.

EMISIONET