Kosovë/ Sherr për një biletë, policia përdor shkopinj gome

Federata Kosovare e Futbollit ka nxjerrë sot në shitje biletat për takimin e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Maltës, i programuar për tu luajtur në stadiumin "Fadil Vokrri" të enjten e 11 tetorit.

Një takim i cili është pritur me mjaft interes nga tifozët kosovarë, pasi kanë vërshuar drejt pikave të shitjeve për të bërë të tyren një biletë për të ndjekur nga afër këtë 90 minutësh. Megjithatë, kjo dyndje ka sjellë edhe trazira, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Sipas mediave kosovare për të ndarë turmën policia ka përdorur edhe shkopat e gomave, ndërsa FFK ka marrë edhe një vendim ekstrem: Jo shitje online dhe jo më shumë se 5 bileta për një person.






EMISIONET