Spanja ka pësuar humbjen e parë në "Erën " Luis Enrique.

Demat janë mposhtur në shtëpi 3-2 nga Anglia, me "Tre Luanët" që marrin kështu fitoren e garë në Ligën e Kombeve. Takimi i vlefshëm për League A në Grupin 4 nisi tepër i vrullshëm për vendasit, që tentuan të gjenin golin sa më shpejt. Tentativat e Asensio e Marcos Alonso nuk arritën të gjenin rrjetën, një gjë të cilën e bënë miqtë me daljen e parë përpara.

Një sulm me 3 pika takimi, ku Pickford hodhi një top të gjatë përpara për Rashford që në hyrje të zonës shërbeu për Stërling në krahun tjetër, me sulmuesin e Cityt që e kishte të lehtë të përshëndeste rrjetën.

Goli duket sikur goditit psikologjikisht Spanjën, që pësoi edhe golin e dytë brenda pak minutash. E njëjta skemë e të besurve të Southgate, por që këtë herë ishte Rashford autori i golit, me bomberin e United që mori një "llokum" nga Kane dhe tundja e rrjetës ishte një lojë fëmijësh. Por "show" i Anglisë në pjesën e parë nuk ishte mbyllur këtu, pasi Stërling shënoi dopietën personale dhe dërgoi në 3-0 shifrat në favor të Tre Luanëve.

Me rikthimin në fushë, Enrique u përpoq të lëviz kartat, me Paco që u hodh në fushë dhe me prekjen e parë të sferës e depozitoi në rrjetë. Pak minuta më pas, Spanja pretendoi për një penallti por për kryesorin ishte gjithçka e rregullt. Rrjeta e Sergio Ramos në minutën e 8-të shtesë vleu vetëm për statistikë.

Me këtë fitore Anglia mban vendin e dytë në grup me 4 pikë, dy më pak se Spanja kryesuese dhe 3 më shumë se Kroacia e vendit të fundit.

Në takimet tjera u regjistruan këto rezultate:


/Ora News.tv/