Liga e Kombeve/ Gazeta spanjolle analizon kuqezinjtë, ja ku gabuan

Liga e Kombeve/ Gazeta spanjolle analizon kuqezinjtë, ja ku gabuan

Shqipëria e drejtuar nga Christian Panucci nuk arriti të bëj surprizën në grupin 1 të Divizionit C, duke e mbyllur e fundit grupit me 3 pikë të grumbulluara pas 4 takimeve.

Gjithsesi, kuqezinjtë përfituan nga paraqitjet aspak dinjitoze të Qipros dhe Malit të Zi, me ishullorët që u renditen si ekipi i tretë më i keq në divizionin C, dhe duke rënë një divizion më poshtë.

Paraqitja e kuqezinjve është komentuar edhe nga mediat sportive ndërkombëtare, me spanjollen "MARCA" që e ka cilësuar formën e skuadrës së Panuccit larg asaj të paraqitur në Euro 2016 të zhvilluar në Francë.

Komenti i "MARCA":

"Forma fizike lë për të dëshiruar, duke treguar mangësi në këtë aspekt. Ndërkohë që në mbrojtje është totalisht e paqëndrueshme. Pëson shumë dhe kundërshtarët e thyejnë shumë lehtë prapavijën e tyre. Ekipi nuk mund të jepte vazhdimësi si në periudhën e suksesshme të tyre që rezultoi në kualifikimin e Euro 2016. Megjithatë kuqezinjtë e drejtuar nga ish-mbrojtësi i Romës dhe Realit të Madridit, Christian Panucci e shmangën rënien në një divizion më poshtë." 

EMISIONET