Në prag të miqësores së luksit përballë Jordanisë, Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerr në shitje biletat për takimin e Ligës së Kombeve midis Shqipërisë dhe Izraelit, i programuar për tu luajtur më 14 tetor në orën 20:45, në stadiumin "Turner Stadium" në qytetin Beer Sheva.

Tifozët e kombëtares kuqezi do të jenë të vendosur në hyrjen numër 9, që i përket miqve si sektor, ku biletat në këtë sektor kushtojnë 22 euro/copa. Poashtu për tifozat e Shqipërisë do të jetë edhe tribuna numër 2, ku biletat kushtojnë 37 euro/copa. Për të blerë një biletë, të interesuarit mund të të paraqiten pranë zyrave të FSHF-së, me kartë identiteti ose pasaportë.

Dy kombëtaret bëjnë pjesë në Ligën C, grupi i parë. Momentalisht grupi kryesohet nga Skocia me 3 pikë, aq sa Shqipëria e drejtuar nga Christian Panucci, ndërkohë që klasifikimi mbyllet nga Izraeli, i cili në një takim të zhvilluar, pikërisht atë ndaj Shqipërisë nuk ka arritur të marrë asnjë pikë.

/Ora News.tv/