Liga e Kombeve/ Belgjika "thyen" Zvicrën e Xhakës e Shaqirit, Kroacia e Anglia ndajnë pikët

Liga e Kombeve/ Belgjika "thyen" Zvicrën e Xhakës e

Prezenca e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës nuk i ka mjaftuar Zvicrës për të marrë të paktën një pikë nga transferta belge, me vendasit që i janë falur dygolëshit të Romelu Lukaku për të marrë 3 pikët e radhës në grupin dy të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Me pjesën e parë që nuk kishte shumë histori, fraksioni i dytë ishte mjaft i bukur për tu parë, pasi dy skuadrat arritën të shënonin plot 3 herë. Ishte Romelu Lukaku ai i cili zhbllokoi takimin në minutën e 58-të, ndërkohë që Gavranovic vendosi baraspeshën 18 minuta më pas. Megjithatë kur u duk se dy skuadrat do të merrnin nga një pikë, ishte sërish sulmuesi i Manchester United, që kaloi në avantazh belgët. Me këtë fitore Belgjika nis e qetë kryesimin e grupit, ndërkohë që Lukaku vazhdon të shkëlqejë me fanellën kombëtare.

Në takimin tjetër të kësaj Lige, por në Grupin 4, Kroacia ndau pikët me Anglinë. Mungesa e spektakorëve duket se krijoi një lloj monotonie te skuadrat që nuk arritën të merrnin pikë të plota nga ky takim.

Në takimet tjera u regjistruan këto rezultate:

Grup 3, Liga B

Austri-Irlandë e Veriut 1-0

Grup 2, Liga C.

Estoni-Finlandë 0-1

Greqi-Hungari 1-0

Grupi 2, Liga D

Bjellorusi-Luksenburg 1-0

Moldavi-San Marino 2-0

EMISIONET