Lidhje jashtëmartesore me Wanda Narën, mesfushori kroat zbulon të vërtetën

Lidhje jashtëmartesore me Wanda Narën, mesfushori kroat zbulon të

Mediat "shpërthyen" me tituj bombastikë disa ditë më parë mbi një lidhje të mundshme të bashkëshortes së Mauro Icardit me mesfushorin e Interit, Brozoviç, gjë e cila ka bërë që të reagojë edhe ky i fundit.

Përmes avokatit të tij, Brozoviç ka lajmëruar se do të hedh në gjyq të gjitha mediat  që bënë publik lajmin se ai ishte në një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e shokut të tij të skuadrës.

Klienti im i kundërshton dhe i përgënjeshtron në mënyrë absolute lajmet false që janë përhapur në ditët e fundit në mediat online në Itali për një lidhje me Wanda Nara. Nuk ka pasur asnjë marrëdhënie, apo ndonjë gjë tjetër, mes Brozoviç dhe Wandës. Mesfushori kroat kërkon të kuptojë cilët janë përgjegjësit që kanë vënë në dyshim korrektësinë e tij morale dhe profesionale dhe ka ndërmend të bëjë një denoncim". - shprehet avokati i tij.

Më parë, ishte vetë Wanda që kishte thënë se do të padiste mediat për lajmin në fjalë.

EMISIONET