Lidhja e Nicki Minaj me "dhunuesin" ka nisur që në moshën 16-vjeçare

Lidhja e Nicki Minaj me "dhunuesin" ka nisur që në

Reperja Nicki Minaj ka një histori të gjatë me të dashurin e ri, pasi pëlqimin e parë për të e kishte në adoleshencë. Ajo ka ditur të menaxhojë kohën për të rikthyer sërish romancat e rinisë.

Lidhja e saj e parë me Kenneth Petty ndodhi kur ishte 16 vjeçe dhe jetonte në Queens, dhe ajo e quan një prej të dashurive të para, shkruan e përditshmja amerikane TMZ.

Nicki e kupton që i dashuri i saj ka një të kaluar të rëndë si i akuzuar për dhunë seksuale, por ajo beson se burgu e ka përmirësuar. Reperja beson tek mundësia e dytë dhe ka bindje që ai do ndikojë për mirë në jetën e saj.

Kenneth u dënua me burg në vitin 1995 ku ai dhe viktima e tij, me të cilën abuzoi seksualisht ishin 16 vjec. Ndërkohë, thuhet se Kenneth po e trajton si mbretëreshë dhe ka nisur të planifikojë një udhëtim për ditëlindjen e saj. Miqtë e Nickit treguan se ajo nuk ka qenë asnjëherë më e lumtur se kaq.

EMISIONET