Opozita doli në rrugë kundër qeverisë Conte 2. Ndërsa kryeministri po fliste në parlamentin italian, Vëllezërit e Italisë dhe Lidhja protestuan para Kuvendit.

Matteo Salvini sulmoi "qiramarrësit" e mbyllur në ndërtesë: "Italia e vërtetë është në shesh dhe kërkon të votojë", tha ai teksa përsëhndeti protestuesit.

Giorgia Meloni, nga ana tjetër, paralajmëroi Forza Italian: "Mos bëj gabim të merresh me Partinë Demokratike".



/Ora News.tv/