Liderja opozitare tre vite në burg

Një gjyqtar në Peru ka udhëruar që liderja opozitare, Keiko Fujimori, të kalojë tre vjet në burg, ndërsa pret gjyqin për korrupsion.

Gjyqtari Richard Concepcion tha se ekzistonte një rrezik i madh që Fujimori të largohej nga Peruja.

Ajo u akuzua për marrjen e një ryshfeti pre 1.2 milionë dollarë nga gjiganti i ndërtimit brazilian Odebrecht në vitin 2011.

Fujimori mohon çdo akuzë dhe thotë se janë të motivuara politikisht.

Ndërsa gjyqtari Concepcion u shpreh se kishte një "dyshim serioz" se Fujimori menaxhonte një "organizatë kriminale de facto të ngulitur brenda" partisë së saj politike Forca Popullore.

Më parë këtë vit, ish-presidenti Pedro Pablo Kuczynski dha dorëheqjen mbi skandalin e lidhur me rastin Odebrecht.

Liderja opozitare, e cila ndodhej në gjykatë, u arrestua nga policia pas vendimit të gjyqtarit.

Avokati i saj pritet të apelojë vendimin, raportoi AFP.

43-vjeçarja kaloi një javë në paraburgim më parë këtë muaj por u lirua në apel.

Ajo humbi balotazhet e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016 dhe 2011 pavarësisht se partia e saj Forca Popullore fitoi më shumë vota.

Partia aktualisht kontrollon Kongresin e Perusë.

Por në vitin e fundit ka pasur protesta të mëdha në rrugë kundër institucioneve politike.

Babai i Fujimori, ish presidenti 80-vjeçar Alberto Fujimori, po vuan një dënim prej 25 vitesh burg për abuzime me të drejtat e njeriut.


EMISIONET