Grupi i famshëm australian i rokut AC/DC mund të shtyjë pjesën tjetër të turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi këngëtari kryesor i bandës muzikore rrezikon të humbasë dëgjimin. Mjekët kanë këshilluar këngëtarin që të jetë i kujdesshëm pasi mund të ketë një humbje totale të të dëgjuarit, nëse vazhdon koncertet. Lajmi për 68 vjeçarin Brian Johnson, këngëtari kryesor i grupit që prej vitit 1980, ka shkaktuar jo pak zhgënjim tek simpatizantët. Albumi i parë i grupit ka pasur 50 milionë shitje, duke u klasifikuar si i dyti album më i shitur në histori pas albumit “Thriller” të Michael Jackson. “Këngëtari kryesor AC / DC-së, Brian Johnson, është këshilluar nga mjekët që të ndalojë menjëherë turneun ose rrezik humbjen totale të dëgjimit”, tha grupi në një deklaratë. Turneu nisi më 2 shkurt në Tacoma, të shtetit të Uashingtonit, teksa do të zhvillonte edhe një sërë koncertesh të tjera. Grupi australian u formua në vitin 1973. /Ora News/  

/Ora News.tv/