Lideri Filipinas për ushtarët: Qëlloni femrat rebele në vaginë

Lideri Filipinas për ushtarët: Qëlloni femrat rebele në

Lideri Filipinas, Rodrigo Duerte i ka urdhëruar ushtarët e tij që të qëllojë femrat rebele në vaginë në vend që ti vrasin sepse pa të do jenë të pavlefshme.

Fjalët e presidentit 72-vjecar të bëra gjatë një fjalimi javën e kaluar janë cilësuar nga grupi i të drejtave të njeriut si ‘keqdashës dhe poshtërues.’

Duerte, i cili shërbeu si kryetar i bashkisë së qytetit para se të bëhej president tha: “Ti thoni ushtarëve, ka një urdhër të ri që vjen nga kryetari i bashkisë, ne nuk do t’ju vrasim, ne do qëllojmë vaginën tuaj. Nëse nuk do e keni, do jeni të pavlefshme.”

Grupi i të drejtave të njeriut ka kritikuar komentet që kanë të bëjnë me femrat komuniste rebele në vend.

Carlos Conde, përfaqësues i këtij grupi në Filipine tha: "Ai inkurajon forcat shtetërore të kryejnë dhunë gjatë konfliktit, gjë që është shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare.”

 Kjo nuk është hera e parë që lideri kritikohet për fjalimet e tij pasi në maj të 2017 tha se ushtarët mund të përdhunonin gratë dhe do bënte ai burg për ta

EMISIONET