"Licencë për taksi elektrike në Tiranë? E merrni për 24 orë"

"Licencë për taksi elektrike në Tiranë? E merrni

“Linja e parë e autobusëve elektrik pritet të futet në treg në Tiranë këtë vit. Bashkia e Tiranës ka përgatitur kuadrin rregullator dhe projektvendimi do të diskutohet në mbledhjen më të afërt të Këshillit Bashkiak. Lehtësira për marrjen e licencës, me kohëzgjatje vetëm 24 orë dhe pa burokraci do të ketë për taksitë elektrike. 

Bashkia e Tiranës do t'i kërkojë këshillit bashkiak miratimin e projektvendimit për linjën e parë të autobusëve të rinj elektrikë për të cilin Veliaj ka garantuar se do të vihet në funksion këtë viti.

Veliaj: Kemi përgatitur një propozim për Këshillin Bashkiak për linjën e parë të autobusëve elektrikë. Do të miratojmë një linjë të re dhe do t’ju themi: “Kush sjell autobusë elektrikë, e merr menjëherë  linjën”. Unë besoj që duke incentivuar, jo vetëm me shkurtim burokracie, që e kanë le të themi mjetet me diesel, por edhe duke vënë disa incentiva të tjera që nesër mund të përkthehen në më pak tvsh, më pak doganë, apo çmime të reduktuara të atyre që furnizojnë mjetet e transportit me energji elektrike.

Nuk do të ketë më burokraci, pritje dhe procedura të lodhshme për marrjen e licencave për transportin publik. Nëse do të aplikoni për licencë për taksi elektrike do ta merrni atë brenda 24 orëve.

Veliaj: Një nga gjërat që po bëjmë në Tiranë është inkurajimi i një transporti shumë herë më të dobishëm dhe të pastër. Sot kemi 3 kompani taksish që janë 100 për qind elektrike dhe karikohen nga rrjeti i OSHEE. Sot në Bashkinë e Tiranës, nëse një prej jush vjen dhe kërkon licencë për taksi 100 për qind elektrike, e merr licencën për 24 orë. Pse po e bëjmë këtë, pikërisht për të inkurajuar dikë që do të futet në treg me një transport më të pastër.

BERZH po asiston bashkinë e Tiranës për hartimin e planit  “Green City Action Plan”, për zhvillimin e një qytetit pa ndotje. Në këtë rast, Veliaj u shpreh optimist se Tirana është shumë herë më e pastër se tre vite më parë dhe për këtë kanë luuajtur rol angazhimi i madh i punonjësve të pastrimit të bashkisë por edhe iniciativa të tjera siç është ai i reduktimit të qeseve plastike.

EMISIONET