Libri i Edi Ramës dhe i Ismail Kadaresë edhe në gjuhën serbe

Libri i Edi Ramës dhe i Ismail Kadaresë edhe në gjuhën serbe

Shtëpia botuese “Samizdat B92” në Serbi ka botuar 3 libra të përkthyer nga shqipja, shkruan e përditshmja “Politika” me qendër në Beograd, citon B92.

Librat e përkthyer në serbisht janë Ismail Kadare “Pallati i ëndrrave”, Edi Rama “Kurban” dhe Petrit Imami “Serbët dhe shqiptarët nëpër shekuj”.

Gazeta shkruan se libri i Ismail Kadaresë, i cili është përkthyer nga Shkëlzen Maliqi paraqet një vizion të ankthshëm të shtypjes së shpirtit të njerit, një histori rreth sistemit totalit të Turqisë Osmane.

Kadare, i cili për shumë vite ka qenë kandidat për Çmim Nobel në letërsi paraqet vizionin e tij të regjimit të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Ndërsa libri i Edi Ramës “Kurban”, i cili doli në vitin 2011 pasi humbi garën për kryetar bashkie në Tiranë është publikuar në gjuhën serbe për herë të parë.

Rama do të jetë i ftuar i shtëpisë botuese serbe, përfaqësuesit e së cilës e përshkruan librin si "një rrëfim programatik rreth një situate konfliktuale në Shqipëri", një prej të cilave ishte "shumë personale dhe e arritur duke konfliktuar vizionin e tij për transformimin demokratik dhe modernizimin e Tiranës dhe Shqipërisë me një autoritar si Sali Berisha.

Në fund, studimi historik 2 volumësh i Petrit Imamit do të ribotohet në serbisht para panairit ndërkombëtar të librit që do të  zhvillohet në Beograd në vjeshtë.

Gazeta shkruan se në shumë sondazhe shumica e shqiptarëve akuzojnë Sllobodan Millosheviçin dhe regjimin e tij, jo kombin serb, për të këqijat që ndodhën në Kosovë.

EMISIONET