Librazhd, tentohet të grabitet banka

Librazhd, tentohet të grabitet banka

Një bankë e nivelit të dytë është tentuar të grabitet në qytetin e Librazhdit. Policia  ndodhet në vendin e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas aktivizimit të alarmit të bankës së nivelit të dytë.

Autori i paidentifikuar ka thyer xhamat e derës dhe ka hyrë në ambientet e bankës, por nuk ka arritur të marrë asgjë.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar disa persona për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

EMISIONET