Librazhd, varën fëmijën në pemë, në policia babai, xhaxhai dhe një tjetër

Librazhd, varën fëmijën në pemë, në policia babai,

Policia e Elbasanit ka sqaruar rastin e një 6-vjeçari nga Librazhdi, i cili paraqitet në një foto i keqtrajtuar.

Blutë e Librazhdit kanë shoqëruar 3 persona nga Zdrajsh mes tyre edhe babain e 6-vjeçarit.

"Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. I pranishëm ka qenë dhe ai vetë", sqaron policia.

Lidhur me këtë rast hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturit" parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

EMISIONET