Librazhd, shkon të grabisë bankën për herë të dytë por i shkon huq

Librazhd, shkon të grabisë bankën për herë të

Thyente xhamin për të grabitur bankën. Herën e parë kishte arritur të shpëtonte,  por hera e dytë i shkoi huq.

Një orë pas mesnate në sallën e komisariatit të policisë së Librazhdit ka rënë alarmi i bankës.

"Pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar kanë bërë identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorit të dyshuar Nuredin Sula, 32 vjeç banues në Librazhd, i cili kishte marrë disa lekë të holla që kishin qenë mbi banak dhe dosje nformon policia e Elbasanit

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se 32 vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i ngjarjes së ndodhur më datë 09.03.2018 ku ka thyer me sende të forta (gurë) xhamin e derës kryesore të po këtij filjali banke në Librazhd.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme

EMISIONET