Librazhd, rrëzohet nga mullari me bar, vdes 23 vjeçari

Librazhd, rrëzohet nga mullari me bar, vdes 23 vjeçari

Një 23-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Zabuzu në Librazhd.

"Shtetasi B. Gj,23 vjeç, banues në fshatin Zabuzun,  duke vënë një mullar bari  aksidentalisht është rrëzuar", tha policia.

I riu menjëherë është trasportuar për në spitalin e Librazhdit, po për shkak të dëmtimve që ka marrë ka ndërruar jetë.

EMISIONET