Librazhd, makina përplaset me trafikndarësen, plagoset çifti

Librazhd, makina përplaset me trafikndarësen, plagoset çifti

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ndodhi në aksin rrugor Elbasan -Librazhd, në fshatin Labinot Fushë.

Policia thotë se "mjeti me targa AA 384 JM, me drejtues shtetasin A.P., 31 vjeç,  banues në Mallakastër  është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë është aksidenduar drejtuesi i mjetit shtetasi A.P., dhe shtetasja A.B., 20 vjeçe, (bashkëshortja), të cilët menjëherë janë transportuar për në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën", tha policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit,  ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen.

EMISIONET