Librazhd, makina përplas për vdekje këmbësorin

Librazhd, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një këmbësor është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Librazhd -  Prrenjas në  fshatin Dragostunjë.

Policia sqaron se "shtetasi K.Z.,  33 vjeç  banues në Prrenjas  duke drejtuar mjetin me targa AA388FG ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin shtetasin B.B.,  62 vjeç banues në fshatin  Dragostunjë."

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd për veprime  të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET