Librazhd, familja me 5 anëtarë bëhet me shtëpi të re

Librazhd, familja me 5 anëtarë bëhet me shtëpi të re

Në këtë banesë thuajse të shkatërruar në mungesë të dritareve dhe kushteve minimale jetonin 5 anëtarë të familjes Dosku në fshatin Dorës të Librazhdit. Por ditët e vështira duket se kanë marrë fund dhe çifti i bashkëshortëve dhe tre fëmijët e tyre do ta mirëpresin 2018 në një banese të re dhe të ngrohtë.

Ndërtimi i banesës u mundësua falë kontributit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, sipërmarrësve si dhe banorëve të fshatit.

Balla: Këtu, çfarë binte jashtë, hynte brenda; dimri kishte bërë punën e tij. Ne i dhamë fjalën që do të bashkoheshim të gjithë, me bashkinë, me shoqatat, me kontribues jo vetëm brenda Shqipërisë. Dua të falenderoj plot miq nga Maqedonia, nga Struga, të cilët mundësuan një pjesë të investimit; pjesa tjetër u mundësua nga shoqata këtu në vend e sipërmarrës, por edhe njerëz të thjeshtë e të zakonshëm të cilët u sensibilizuan nga pamjet që panë përmes TV. Jemi në fund të vitit, ku dimri ka ardhur po aq i furishëm sa edhe vjet, por kjo familje do t’i gëzohet shtëpisë së re me kushte normale jetese. Unë jam shumë i gëzuar që tre fëmijët e kësaj familjeje janë përfitues të një banese, që u mundëson një jetë normale.

Familjarët nuk mundën të shprehin emicionin dhe entuziazmin teksa shprehën mirënjohje tek ata që mundësuan një banesë me kushte normale jetese.

Me gjendjen e vështirë të familjes Dosku në Librazh, deputeti i PS , Taulant Balla u njoh në janar 2017.

EMISIONET