Librazhd, 18 vjeçari hidhet nga kjo urë 50 metra pas vizitës mjekësore në Tiranë

Librazhd, 18 vjeçari hidhet nga kjo urë 50 metra pas vizitës

Një 18 vjeçar nga fshati Qukës i Librazhdit i dha fund jetës duke u hedhur nga Ura e Bushtricës. Fatjon Feçi, gjeti vdekjen e menjëhershme pas ura ka një lartësi prej afro 50 metrash, ndërsa akti ekstrem la pas dyshime të mëdha mbi arsyet

Ai ishte nxënës i vitit të tretë i shkollës së Mesme të Bashkuar “Dilaver Nezha” në Qukës. I riu ishte paraqitur normalisht në shkollë dhe pasi kishte bërë dy orët e para të mësimit, është larguar dhe ka kryer aktin ekstrem

Ora News kontaktoi me drejtoren e shkollës së Mesme, Mirjana Golikja e cila konfirmoi se ai ishte shoqëruar në mëngjes nga e ëma e cila u ka kërkuar mësuesve të mos e ngrinin në mësim për shkak të një vizitë mjekësore që kishte kryer në Tiranë.

Drejtoresha: Nëna e shoqëroi sot në shkollë, i kërkoi mësueses të mos e ngrinte në mësim pasi ai kishte munguar për dy ditë për një vizitë mjekësore për sytë në Tiranë. Ishte nxënës i rregullt në shkollë dhe nuk kishte shfaqur asnjë problem.

Policia lokale ndërkohë pas veprimeve të para në vendngjarje, theksoi se mbi trupin e të riut nuk kishte shenja dhune duke përjashtuar kështu pistën e përfshirjes në konflikte.

/Ora News.tv/


EMISIONET