125 mijë nxënës të fillores përpara datës 17 shtator do të marrin në shkollat e tyre librat falas. 

Botimet falas i merrnin më herët 16 katergori konsideruara si kategoritë në nevojë, ndërsa kjo është hera e parë në këto 3 dekada që librat falas do të përfitojnë te gjithë nxënësit e ciklit shkollor. 

Drejtorja e Arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit Zamira Gjini tha se ky vendim prek vetëm shkolla publike. 

Por nxënësit duhet të kenë kujdes, të mos i demtojnë botimet e tyre pasi do ti kthejnë ato pas në përfundim të vitit shkollor. Kush dëmoton tekstet, do ti paguaj ato. 

Gjini: Librat do të shpërndahen nëpër shkolla përpara datës 17 shtator. Librat do të kthehen sërish nga nxënësit. Nëse dëmtohen, nxënësit do të paguajnë.

Në vendimin e publikuar një ditë më parë në këshillin e ministrave qeveria bën të ditur se buxheti i vënë në dispozicion është 720 mln lekë. 


/Ora News.tv/