Shqipëria mbetet një vend me nivel shumë të ulët të sigurimeve vullnetare në shëndetësi, bujqësi dhe turizëm. Nisuar nga kjo Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri  u njohën me eksperiencën sllovene për zgjerimin e tregjeve.Sekretari i përgjithshëm i shoqatës së siguruesve u shpreh se e rëndësishme mbetet edhe financimi i donatorëve dhe qeverisë për sigurimet në bujqësi.

Shqiptarët  janë një prej popujve me nivelin më të ulët të sigurimeve për shëndetin, bujqësinë dhe turizmin. Për të  ndjekur një shembull suksesi në këtë aspekt Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Sllovene të Sigurimeve organizuan një tryezë për shkëmbimin e eksperiencave.

Edvin Libohova, Sekretar i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë: Tre ishin çështjet që trajtuan në këtë takim. Ishte sigurimi i shëndetit, sigurimi në bujqësi dhe sigurimi në turizëm. Eksperiencat sllovene janë të tilla që këto pjesë të tregut janë shumë të zhvilluara. Në totalin e primeve të grumbulluara në tregun slloven, 23% vijnë nga sigurimi i shëndetit.

Libohova i bëri apel qeverisë dhe donatorëve që të financojnë primet e sigurimeve në bujqësi.

Edvin Libohova, Sekretar i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë: Donatorët dhe qeverinë që të kenë mundësi të kontribuojnë për të financuar pjesën më të madhe të primit në bujqësi, eskperiencë e cila është në të gjithë vendet e tjera.

Në përfundim dy shoqatat nënshkruan edhe një Memorandum Bashkëpunimi.

/Ora News.tv/