Vjedhja e sinjalistikës rrugore ka çuar në pranga 2 të rinjë nga fshati Balldre i Lezhës. Uniformat blu arrestuan në flagrancë Idriz dhe Ismail Selmanin përkatësisht 23 dhe 20 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e patrullës së policisë duke hequr disa tregues të sinjalistikës rrugore në segmentin që lidh Lezhën me Balldrenin. Dy kusherinjtë Selmani janë prangosur në flagrancë nga policia në orët e para të ditës së premte, ndërsa është sekustruar në cilësinë e provave materiale edhe sinjalistika e hequr e cila më pas do të merrëj prej tyre. Dëmtimi i sinjalistikës është një fenomen i njohur për rrugët e qarkut të Lezhës, por ky është rasti i parë i arrestimit të përsonave përgjegjës. Burime nga Policia e Lezhës kanë bërë të ditur se përshkak të kësaj problematike, patrullimet e policisë janë vëndosur edhe në akse dytësore, ndërsa po mbahen nën mbikqyrje edhe pikat e grumbullimit të skrapit, në menyrë që të evidentojë përsonat që dëmtojnë dhe grabisin sinjalistikën rrugore në rrugët e Lezhës.

/Ora News.tv/