Lezhë, punime në rrugë gjatë sezonit turistik

Lezhë, punime në rrugë gjatë sezonit turistik

Ndërhyrjet në infrastrukturë gjatë sezonit turistik po krijojnë trafik e shqetësim për banorët dhe vizitorët në qytetin e Lezhës. Por sipas bashkisë, ndërhyrjet ishin të domosdoshme për tu dhënë zgjidhje problematikave shqetësuese si ajo e përmbytjeve të rrugëve në ditët me shi.

Sezoni turistik në Lezhë po shoqërohet sërish me ndërhyrje infrastrukturore.

Vonesat në vendosjen e sistemit elektrik nëntokësore ka bërë që investimi të shtyhej në këtë periudhe të nxehte dhe me fluks të lart në qarkullim.

Kjo situatë po ndikon në krijimin e trafikut dhe vështirësive në lëvizje për qytetarët  që presin që kjo ndërhyrje të jetë përfundimtare dhe ti japë zgjidhje problematikave.

Qytetar: "Ka 7 vite që hapin dhe mbyllin rrugët."

Bashkia e Lezhës thotë se ndërhyrjet ishin të nevojshme, ndërsa për të shmangur trafikun është kërkuar ritëm i lartë punimesh për të përfunduar sa më parë.

Altin Mema: "Për të përballuar fluksin për sa i takon sezonit turistik Bashkia Lezhës po punon me kapacitete të plota sipas kontratave të nënshkruara me firmat që kanë fituar tenderët, që punimet të jenë brenda çdo standardi dhe të kryhen në një kohë sa më të shpejtë."

Aktualisht janë 8 projekte infrastrukturore që po realizohen në qytetin e Lezhës dhe kanë të bëjnë me përmirësimin e lëvizjes për këmbësorët dhe mjetet.

EMISIONET