Kryeministri Edi Rama u prit me protesta në Lezhë, nga një grup të rinjsh, ndërsa shkoi për të marrë pjesë në një takim për anëtarësimet e reja në PS. Me pankarta në duar ata kanë shprehur shqetësimin se të rinjtë po largohen nga Shqipëria. Ndërsa në takimin me të sapoanëtarësuarit anëtarësuan në FRESH, Rama kërkoi përfshirjen e tyre në politikë, duke folur edhe për dallimin që qytetarët duhet të bëjnë mes PS-së dhe PD-së.

Rama: Sa më pak njerëz të merren me politikën, aq më shumë rrezikojnë të vuajnë për shkak të mendimeve të gabuara dhe veprimeve të dëmshme që politika mund të bëjë kur mbetet në dorën e shumë pak njerëzve. Sa më shumë njerëz të merren me politikën, aq më e mirë dhe aq më e përgjegjshme bëhet politika.

Deputeti i zonës, Pjerin Ndreu, ndërsa i dha fjalën Kryeministrit recitoi disa vargje të Migjenit, gjë që emocionoi Kryeministrin.

Ndreu: Kryeministri nuk e di se unë në shtëpinë time kam një dhomë bibliotekë me romane, poezi e shumë libra të tjerë. Do ia them dhe Mirelës, por po ia them dhe kryeministrit.

Vargjet e Migjenit të recituara nga Pjerin Ndreu

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi

Kumbi i zanit të përplaset për qiellë

dhe të kthejë prap te na, se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.

Rama: Mirëkuptoni emocionet e mia pasi një ish-polic reciton poezi.

Duke u ndalur te projektet për Lezhën, Rama tha se “tani kemi mundësinë të ndërmarrim këto projekte të rëndësishme në infrastrukturë, ndërsa premtoi se PS do të bëjë më tepër për Lezhën”.


/Ora News.tv/