Lezhë, Meta: Më shumë për arsimimin dhe punësimin e të rinjve

Lezhë, Meta: Më shumë për arsimimin dhe punësimin e

"Një vizion, i pashoqëruar me veprim, mbetet një ëndërr!" Presidenti Meta preferoi të fliste në gjuhën italiane për tu drejtuar politikanëve shqiptarë me thirrjen që të bëjnë më shumë për arsimimin dhe punësimin e të rinjve.

Meta gjatë vizitës në shkollën profesionale në qytetin e Lezhës theksoi se duhet bërë më shumë për arsmin profesional, pasi diplomat fiktive në vendin tonë kanë qenë një problem thelbësor.

Meta: Në vitet e fundit është treguar një vëmendje edhe më e madhe për arsimin profesional, por jemi shumë larg asaj që duhet, sepse arsimi fiktiv i të rinjve ka qenë nja nga problemet tona kryesore pas viteve ‘90-të, dhe sidomos pa i orientuar drejt një profesioni të caktuar.

Kreu i shtetit e shikon arsimin profesional si mundësinë më të mirë që mund ti jepet të rinjve sidomos në fushën e turizmit.

Meta: Një nga problemet tona më të mëdha është që t’i mbajmë të rinjtë këtu në vendin tonë. Formimi profesional është mundësia më e mirë që u japim të gjithë të rinjve e të rejave për të filluar jetën me guxim e vetëbesim, me siguri e për ta ndërtuar atë në mënyrë të ndershme e të sigurt.

Në kuadër të ditës botërore të aftësive rinore Presidenti kërkoi më shumë angazhim në fushën e arsimit nga gjithë aktorët për të zhvilluar Lezhën në përputhjet me kërkesat dhe zhvillimin në tregun e punës.

EMISIONET