Lezhë, makina me targa të huaja përplas për vdekje 23-vjeçaren

Lezhë, makina me targa të huaja përplas për vdekje

Një vajzë 23-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi është aksidentuar nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, në afërsi të një karburanti.

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se automjeti me targa 01-959KF me drejtues shtetasin G.S., 30 vjeç, ka përplasur për vdekje shtetasen D.D.,23 vjeçe”, sqaron policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

EMISIONET