Lezhë, banorët bllokuan rrugën ku do kalonte Rama, përplasen me policinë

Lezhë, banorët bllokuan rrugën ku do kalonte Rama, përplasen

Dhjetra qytetar të Lezhës dhe Shkodrës bllokuan superstradën në hyrje të qytetit të Lezhës aty ku kalonte kryeministri Edi Rama për disa takime në Vaun e Dejës dhe Pukë.

Qytetaret të mbështetur dhe nga përfaqsues të opozitës qëndruan në rrugë për  rreth 1 orë, duke  sjellë edhe përplasje me forcat e policisë.

Përballë rezistencës së qytetareve eskorta e kryeministrit u detyrua të devijojë rrugën dhe të kalojë në një rrugë dytësore për të shkuar drejt Vau Dejës.

Qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës thonë se janë të vendosur në rezistencën e tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Pasi u sinjalizuan për kalimin e kryeministrit Edi Rama nga rruga dytësore, protestuesit u larguan dhe lëvizja e automjeteve në superstrade vijoj normalisht.


EMISIONET