Lezha pa mamografi, aparatura e prishur prej një viti nuk riparohet

Lezha pa mamografi, aparatura e prishur prej një viti nuk riparohet

Shërbimi i mamografisë nuk ofrohet prej thuajse një viti pranë spitalit të Lezhës, pasi aparatura e dhuruar nga një donator nuk punon. Por kjo situatë mund të vijojë gjatë, sepse riparimi është i pamundur për shkak të modelit të vjetëruar.

Leon Kaza: "Kompania e cila është prodhuese e mamografisë nuk ofron më suport teknik për këtë vit prodhimi, e cila është aparatura e mamografisë që ka ardhur në spitalin tonë."

Zgjidhja e vetme sipas drejtorit të Spitalit të Lezhës është një mamografi e re.

Leon Kaza: "Kjo është një aparaturë që nuk mundet të vihet në fuksion duke pasur këtë kohë prodhimi nuk ofron standartet më të larta dhe imazhet më të mira që janë të nevojshme për të pasur një diagnozë sa më të përditësuar për problematikën që aparatura nevojitet."

Në mungesë të aparaturës së mamografisë, gratë dhe vajzat e Lezhës janë detyruar të udhëtojnë drejt Shkodrës apo Tiranës për të kryer ekzaminimin që shpëton jetë.

EMISIONET